English Version
Welcome to IPESA!
This EU-funded project is supporting development of Albania’s public extension services, particularly in the livestock sector.
IPESA is the brief name for the project “Improvement of the performance and quality of the public extension service in the livestock sector”. As Albania’s agriculture and food sector develops and moves towards closer integration with the European Union, there is a need for a strong and effective Farm Advisory System (FAS).
Currently, the public extension (advisory) service in Albania has a number of strengths. But it also faces many challenges to make it more effective and efficient in delivering appropriate farm and business management advice and services to farmers.
IPESA is funded by the EU and is being implemented by the consultancy company NIRAS Poland using best European models and practice. A three-year project, it began in May 2017 and continues until May 2020. Below is some specific detail on the project.
Project objectives
The overall objective is to contribute to the increase of farm income from livestock sector while ensuring economic feasibility, social fairness and environmental sustainability.
The project purpose is to improve the capacity of extension service to select, design, communicate and disseminate to farmers useful information on agricultural production and management including appropriate knowledge to the animal farming sector.
Project key results
The project is expected to deliver two key results:
Result 1: Effective extension service is established following the improvement of institutional and administrative framework.
This involves: supporting organisational strengthening; clarifying who is the target group and the kind of information they require; and strengthening the systems for effective and efficient service delivery.
Result 2: Quality of information of extension service is increased due to enhanced capacities and skills investments.
This involves: supporting development of material relevant for addressing the advisory needs of target farmers; providing training to extension advisers on the material and for effective and efficient methods of delivery.
Project Key Beneficiaries:
Main project Beneficiary
The Ministry of Agriculture and Rural Development (MARD) and its public extension service
Other Beneficiaries
The Agriculture Technology Transfer Centres (ATTCs)
Livestock-based associations and farms
Livestock and other farmers who participate in focus groups and pilot trials of new approaches.
Project experts
There are three Key Experts in the project team:
Morten SEJERSEN (Denmark) is Team Leader
Hrvoje HORVAT (Croatia) is Senior sector expert
Michael HEGARTY (Ireland) is Senior training expert
A number of other non-key experts, national and international, are contracted for complementary expertise.
Project Office:
Ministry of Agriculture and Rural Development, Room 114
Sheshi Skēnderbej 2,
Tirana 1000
***
Albanian Version
Mirë se vini në projektin IPESA!
Ky projekt i financuar nga BE, mbështet zhvillimin e shërbimeve publike të ekstensionit (këshillimore) në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e blegtorisë.
IPESA është emri i shkurtër i projektit “Përmirësimi i performancës dhe cilësisë së shërbimit të ekstensionit publik në sektorin e blegtorisë”. Në një kohë kur sektori i bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri po zhvillohet dhe po lëviz drejt një integrimi më të ngushtë me Bashkimin Evropian, lind nevoja për një sistem më të fortë dhe më efikas të ekstensionit (këshillimor) të fermave (SKF).
Aktualisht, shërbimi publik i ekstensionit (këshillimor) në Shqipëri ka një sërë pikash të forta. Gjithashtu, ai përballet me shumë sfida në rritjen e efektivitetit dhe eficencës sa i përket dhënies së këshillave dhe shërbimeve të përshtatshme për menaxhimin e fermave dhe bizneseve, të cilat shkojnë tek fermerët.
IPESA financohet nga BE-ja dhe zbatohet nga kompania konsulente NIRAS, Poloni, duke përdorur modelet dhe praktikat më të mira evropiane. Projekti është tre-vjeçar. Ai ka filluar në maj 2017 dhe do të vazhdojë deri në maj 2020. Më poshtë janë disa detaje më specifike mbi projektin.
Objektivat e Projektit
Objektivi i përgjithshëm është rritja e të ardhurave të fermerëve në sektorin e blegtorisë, duke siguruar qëndrueshmeri ekonomike, barazi sociale dhe stabilitet mjedisor.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i kapaciteteve të shërbimeve të ekstensionit për të përzgjedhur, hartuar, komunikuar dhe shpërndarë tek fermerët informacion të dobishëm në lidhje me prodhimin dhe menaxhimin në bujqësi, duke përfshirë përçimin e njohurive të duhura në sektorin e blegtorisë.
Rezultatet kryesore të projektit
Projekti pritet të arrijë dy rezultate kyçe:
Rezultati 1: Vendosjen e shërbimeve efektive të ekstensionit si vijim i përmirësimit të kuadrit institucional dhe administrativ.
Kjo përfshin: mbështetjen e forcimit organizativ; duke qartësuar se kush është grupi i synuar dhe llojin e informacionit që ata kërkojnë; si dhe forcimin e sistemeve për ofrimin e shërbimeve efektive dhe efikase.
Rezultati 2: Rritjen e cilësisë së informacionit për shërbimet e ekstensionit, falë përmirësimit të kapaciteteve dhe investimit në aftësitë teknike.
Kjo përfshin: mbështetjen e zhvillimit të materialeve bashkëkokore, të dobishme për kanalizimin e nevojave për këshillim, të grupeve të synuara të fermerëve; duke siguruar trajnime për këshilluesit e ekstensionit për materialet dhe për metoda efikase të shpërndarjes.
Përfituesit kryesor të projektit
Përfituesit kyç
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR)
Përfituesit e tjerë
Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB)
Shoqatat e blegtorëve dhe fermat
Blegtorët dhe fermerët të cilët marrin pjesë në fokus grupet dhe në eksperimentet pilote të strategjive të reja
Ekspertët e projektit
Projekti, në skuadrën e tij ka tre Ekspertë Kyç, si më poshtë:
Morten SEJERSEN (Danimarkë) Drejtues i Ekipit
Hrvoje HORVAT (Kroacia) Ekspert Kyç për Sektorin
Michael HEGARTY (Irlanda) Ekspert Kyç për Trajnimet
Një numër i ekspertëve të tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar, janë kontraktuar për ekspertizën plotësuese.
Zyra e Projektit:
Ministria e Buqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Zyra 114
Sheshi Skēnderbej 2,
Tirana 1000
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë