Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AREB Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AREB Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AREB Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike AREBo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AREB Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AREB Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AREB

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

Shënim: AREB vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

Në përputhje me nenin Nr.7 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”është përgatitur programi i transparencës për Agjencine Rajonale te kstensionit Bujqesor Tiranë.

Programi vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Agjencia Rajonale te Ekstensionit Bujqesor Tiranë ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale,nën garancinë e ligjit për të drejtën e informimit.

Agjencia Rajonale te Ekstensionit Bujqesor Tiranë do të përditësojë herë pas here programin e Transparencës,në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të ligjit për të drejtën e informimit.Informacioni i bërë publik në këtë program,synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Agjencise Rajonale te ekstensionit Bujqesor Tiranë,nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare ëëë.bujqesia.gov.al,si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika,tekste/përmbajtje,afat kohor për bërjen publike të tij,mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse,e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit,e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Agjencia Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Tiranë është strukturë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR);

Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

Parimet kryesore në të cilat mbështetet programi transparencës së Agjencine Rajonale te Ekstensionit Bujqesor Tiranë janë :“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

AREB Tiranë ushtron funksione publike,për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AREB Tiranë informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:–i plotë;–i saktë;–i përditësuar;–i thjeshtë në konsultim;–i kuptueshëm;–lehtësisht i aksesueshëm;–i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

Informacioni që bëhet publik pa kërkesë informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar Agjencia Rajonale Ekstensionit Bujqesor Tiranë vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit ëëë.bujqesia.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,orarin e punës,emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes,kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës,raportet e auditimit nga Auditi i Brendshem i MBZHR si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit sipas parashikimeve të ligjit Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik" (në vijim “LPP”),që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit,një përshkrim të kategorivedhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato,informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh,çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.