Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Eva Bica

Sekretar i Përgjithshëm

e-mail: eva.bica@bujqesia.gov.al

Eva Bica është juriste me mbi 15 vjet përvojë në administratën publike dhe në drejtimin e institucioneve. Aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Rregullator në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku drejton proceset e hartimit, harmonizimit dhe përafrimit të legjislacionit sektorial me acquis të Bashkimit Evropian, si dhe koordinon reformat rregullatore në fushën e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe zhvillimit rural.

Më parë ka mbajtur funksione të larta ndër si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Drejtor Kabineti në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit Qarku Elbasan. Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Torinos, Itali, me studime bachelor dhe master shkencor në drejtësi, ndërsa aktualisht është studente doktorature në të drejtë publike, si mban titullin Avokat prej vitit 2012.

Zotëron gjuhën italiane dhe gjuhën angleze.