I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural d, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.bujqesia.gov.al , si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.
Faqja zyrtare e MBZHRAU është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë:
“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: MBZHR ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e MBZHRAU-së .
Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.bujqesia.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ;
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
MBZHRAU-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË MINISTRISË SË BUJQESISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë | Baza ligjore | Dokumenti/Përmbajtja | Afati kohor për publikim | Mënyra e publikimit | Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit apo disponimin e tij. |
Përshkrimi i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Të dhëna për arsimimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë. Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. | Neni 7/1/a/d | Struktura analitike e MBZHR, struktura e pagave dhe funksionet e punonjësve https://bujqesia.gov.al/struktura-analitike-e-mbzhr/
https://bujqesia.gov.al/struktura-e-pagave-ne-mbzhr/
Organigrama https://bujqesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/Organigrama-Shqip.pdf
Arsimi dhe kualifikimet e drejtuesve. https://bujqesia.gov.al/arsimi-dhe-kualifikimet-e-zyrtareve-te-larte/
https://bujqesia.gov.al/funksionaret-deklarues-te-pasurise-sipas-ligjit/
https://bujqesia.gov.al/ministri/ https://bujqesia.gov.al/zevendes-ministrat/ https://bujqesia.gov.al/kabineti/ https://bujqesia.gov.al/sekretar-i-pergjithshem/ https://bujqesia.gov.al/drejtorite/
Procedura për marrjen e vendimeve: Neni 43 i Kodit të Procedurave Administrative.
| Përditësoht pas çdo akt emërimi. | Në faqen zyrtare në menunë “Ministria”.
Në faqen zyrtare në menunë | Drejtoria e Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve / Sektori i Burimeve Njerëzore |
Akte ndërkombëtare ligje; akte nënligjore; dokument politikash; dokument tjetër. | Neni 7/1/b
| Rregullore
Rregullore e brendshme e MBZHR
Ligje
Vendime të Këshillit të Ministrave
Strategji Ndërsektoriale
Urdhra
Udhëzime
Manuale
Rregullore / Legjislacion ndërkombëtar
https://bujqesia.gov.al/kontakto-me-drejtorine-perkatese/
|
Pas miratimit të rregullores nga Ministri
Pas botimit në fletoren zyrtare
Pas miratimit nga Ministri |
Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacion”
| MBZHR dhe të tjerë institucione |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit përkatës. | Neni 7/1/c | Format kërkese https://bujqesia.gov.al/modeli-i-kerkeses-per-informacion/
Format ankese https://bujqesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/Mbzhr_Formular_Ankese.pdf
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 2, Tiranë, K.P. 1001
Orari: E Hënë – E Enjte 08:00-16:30
E Premte 08:00-14:00
Adresë e-mail: info@bujqesia.gov.al | Pas miratimit të programit të transparencës.
Menjëherë në rast ndryshimesh | Në faqen zyrtare në menunë
“Programi i Transparencës” | Koordinatori për të Drejtën e Informimit |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. | Neni 7/1/ç | Koordinatori
Adenisa Ago Email: Adenisa.Ago@bujqesia.gov.al
Nr. i Gjelbër: 08005056 Tel: 04 2226551
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 2, Tiranë
Orari: E Hënë – E Enjte 08:00-16:30 E Premte 08:00-14:00
https://bujqesia.gov.al/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit/ | Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit. | Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” | Koordinatori për të Drejtën e Informimit |
Mekanizmat monitories; Raporte auditi; Dokumentet me tregues performance; | Neni 7/1/dh | Raporte auditimi nga KLSH
| Menjëherë pas depozitimit në MBZHR ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve.
| Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës”
| Drejtoria e Auditimit |
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtëpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara. | Neni 7/1/e | Buxheti
Raporte monitorimi të buxhetit
| Pas miratimit të ligjit të buxhetit.
Çdo katër mujor. | Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” | Drejtoria e Buxhetimit dhe Menaxhimit Financiar |
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik përfshirë:
i) listën e kontratave të lidhura; ii) shumën e kontraktuar; iii) palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara; iv) informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme; | Neni 7/1/ë | Regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike
https://bujqesia.gov.al/regjistri-i-parashikimeve/
Regjistri i realizimit të prokurimeve publike
https://bujqesia.gov.al/procedurat-e-prokurimit-te-zhvilluara-ne-mbzhr/ | Menjëherë pas dërgimit në APP. | Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” | Drejtoria e Prokurimeve dhe Partneriteteve / Sektori i Prokurimeve / Sektori i Bashkëfinancimit, Partneriteteve dhe Monitorimit të Kontratave |
Shërbimet e Autoritetit për publikun; | Neni 7/1/f | Regjistri i njoftimeve
https://bujqesia.gov.al/njoftime-2/
Tarifat e dhënies së informacionit të kërkuar
https://bujqesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/urdheri_i_ministrit_per_web_001.pdf | Përditësoht periodikisht.
| Në faqen zyrtare në menunë “Lajme”
Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” | MBZHR
Drejtoria e Buxhetimit dhe Menaxhimit Financiar / Koordinatori për të Drejtën e Informimit |
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik. | Neni 7/1/g | Për ankesa në lidhje me veprimet ose mosveprimet të MBZHR-së, ju mund të shkruani në adresat elektronike: | |||
Çdo mekanizëm apo procedurë, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik. | Neni 7/1/gj | Projekt akt ligjor dhe nënligjor Projekt strategji
Dhënie mendimi
| Pas nënshkrmit të relacionit shoqërues. | Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” | Drejtoria e Programimit, Standartizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator / Drejtoria e Buxhetimit dhe Menaxhimit Financiar |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 | Neni 7/1/i | Tabelë
https://bujqesia.gov.al/regjistri-i-kerkesave-dhe-pergjigjeve-2/ | Pas miratimit të programit të transparencës. | Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” | Koordinatori për të Drejtën e Informimit |
Një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato. | Neni 7/1/j | Subvencionet e dhëna nga MBZHR dhe procedurat për t’i përfituar ato
https://bujqesia.gov.al/subvencionet-e-dhena-nga-mbzhrau-dhe-procedurat-per-ti-perfituar-ato/ | Përditësohet periodikisht | Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” | Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. | Neni 7/1/k | Kopje të shkresave Statistika Vërtetime Kërkesa për praktikë pune Kërkesa mbi tokat me qira Kërkesa mbi subvencionet Urdhra, Udhëzime, VKM, Ligje https://bujqesia.gov.al/informacione-dhe-dokumenta-qe-kerkohen-shpesh/ | Përditësohet periodikisht | Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” | MBZHR |
Informacione të tjera të dobishme. | Neni 7/1/l | Publikime https://bujqesia.gov.al/publikime/
Intervista https://bujqesia.gov.al/category/intervista/
Aktivitete https://bujqesia.gov.al/aktivitete/
Statistika https://bujqesia.gov.al/statistika/
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës https://bujqesia.gov.al/programi-kombetar-i-praktikave-te-punes/
Programi i integruar për zhvillim rural https://bujqesia.gov.al/programi-i-integruar-per-zhvillimin-rural-programi-i-100-fshatrave-2/
Skema Kombëtare Mbështetëse https://bujqesia.gov.al/skema-kombetare-mbeshtetese-per-vitin-2018/
Qiradhënia e tokave bujqësore https://bujqesia.gov.al/qiradhenia-e-tokave-bujqesore/
Bujqësia dhe blegtoria https://bujqesia.gov.al/bujqesia-dhe-blegtoria/
Këshilla për fermerët https://bujqesia.gov.al/keshilla-per-fermeret/
Ujitja dhe kullimi https://bujqesia.gov.al/ujitja-dhe-kullimi/
Peshkimi https://bujqesia.gov.al/peshkimi/
Siguria ushqimore https://bujqesia.gov.al/siguria-ushqimore/
Prodhim bio https://bujqesia.gov.al/prodhim-bio/
Programi IPARD II (2014 – 2020) https://bujqesia.gov.al/programi-ipard-ii-2014-2020/
Projekte | Përditësohet periodikisht | Në faqen zyrtare në menunë “Lajme”
Në faqen zyrtare “Programi”
Në faqen zyrtare në menunë “POGRAMI IPARD II (2014 – 2020)”
Në faqen zyrtare në menunë “Projekte” | MBZHR |
Mbajtja e dokumentacionit nga MBZHR. | Neni 7/1/h | Tabelë Dokumentat dhe afatet e ruajtjes së tyre | Pas miratimit të akteve. | Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” | Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Arkiv – Protokollit |
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, MBZHR vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.bujqesia.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë