» Zv.ministri Roland Kristo, President i Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (FAO GFCM)
Postuar më: 15/12/2018

Zv.ministri Roland Kristo, President i Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (FAO GFCM)

Zëvendësministri i MBZHR, z.Roland Kristo është zgjedhur President i Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (FAO GFCM). Përzgjedhja e kandidaturës së z. Kristo ne postin e Presidentit u bë me konsensus nga të gjithë anëtarët gjatë mbledhjes së këtij komisioni në14 dhjetor 2018.
GFCM është organizata rajonale e peshkimit përgjegjëse për menaxhimin e peshkimit në detin Mesdhe dhe detin e Zi. Në të bëjnë pjesë 24 vende anëtare që lagen nga deti Mesdhe, Deti i Zi si dhe vende të BE-së. GFCM merr vendime për menaxhimin e peshkimit dhe miraton rregulla të detyrueshme për zbatim nga vendet anëtare. Përzgjedhja e z. Kristo në këtë pozicion ishte jo vetëm një vlerësim i punës dhe eksperiencës së tij profesionale, por edhe rolit të spikatur dhe reputacionit të tij si specialist në sektorin e peshkimit, në arenën ndërkombëtare. Një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e kësaj kandidature pati fakti dhe rëndësia, që qeveria shqiptare i ka kushtuar sektorit të peshkimit gjatë dy viteve të fundit.
Mandati i presidentit të GFCM është 3- vjeçar.