Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari zhvilloi një takim me rreth 70 blegtorë dhe përpunues të qumshtit të zonës Armen,Vlorë për të diskutuar dhe gjetur një zgjidhje të përbashkët mbi shqetësimin e tyre për çmimin e qumështit. Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti Vullnet Sina, kryetari i bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj dhe drejtori rajonal i Veterinarisë në Vlorë Adila Kojdheli.
Në fokus të këtij takimi ishte gjetja e një dakordësie të përbashkët për çmimin e qumështit, një zgjidhje e cila do të ishte e favorshme për blegtorët, baxhot, por edhe konsumatorin final të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
“Që blegtorët tanë të mos kenë pasoja në asnjë hallkë të zinxhirit të prodhuesve të produktit ushqimor, sygjeruam bashkëpunim midis blegtorëve dhe përpunuesve të zonës duke i informuar edhe mbi Skemën mbështetëse të këtij viti dhe dobitë që sjell bashkimi i operatorëve për t’u bërë faktor në treg”, u shpreh zëvendësministri.
Vitet e fundit, subvencionet në bujqësi e kanë ndihmuar jashtëzakonisht fermerin dhe blegtorin shqiptar për të kaluar vështirësitë që hasin në përditshmërinë e tyre.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë