“Ti je aset” Etleva Avdulaj zgjidhet punonjësja e vitit në kuadër të javës së administratës publike - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 30/05/2024

“Ti je aset” Etleva Avdulaj zgjidhet punonjësja e vitit në kuadër të javës së administratës publike

Në javën dedikuar administratës publike, ku konsiston në përzgjedhjen e punonjësit të vitit për 2023, e organizuar nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike, morën pjesë 5 kandidatë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Me votimin individual i gjithë stafi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vlerësoi punën e palodhur të Etleva Avdulaj, me përkushtim prej më shumë se 18 vitesh në institucion.

Kënaqësi të ndajmë vlerësimin që mori Etleva për punën e saj të përkushtuar si specialiste në sektorin e menaxhimit të burimeve njerëzore të ministrisë sonë.