Thirrja për konkurrimin publik për zonat e Akuakulturës në Gjirin e Vlorës - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 28/05/2024

Thirrja për konkurrimin publik për zonat e Akuakulturës në Gjirin e Vlorës

Njoftim

Publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike, thirrja për konkurrimin publik për zonat e Akuakulturës në Gjirin e Vlorës. Buletini nr. 27 i datës 27 maj 2024  (https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=35e91955-f9db-487d-9c40-c10b274ca449)

VKM Nr. 461/2023 ka përcaktuar zonat prioritare të zhvillimit të akuakulturës përgjatë bregdetit shqiptar. Zbatimi i plotë i këtij vendimi do të mundësojë që në vitin 2030 Shqipëria të prodhojë rreth 30 000 ton prodhime të akuakulturës detare, me një vlerë tregu (me çmimet aktuale) rreth 150 milion euro.

Data e konkurrimit është 19 qershor 2024 në orën 10.00 dhe konkurrimi është on-line nëpërmjet portalit e-Albania. (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspx?service_filter=INS&institution_id=119&service_type=Y)

Bazuar në VKM nr. 712/2013, i ndryshuar për të konkurruar nevojitet vetëm plan biznesi sipas modelit të publikuar në buletin.

Aplikimi në faqen e-Albania bëhet duke përzgjedhur  e-Shërbime dhe te shërbimet e MBZHR zgjidhet Aplikim për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të peshkimit/akuakulturës në ujërat e brendshme.