Në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë u zhvillua sot një takim ndërministerial midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë se Financave ku të pranishëm ishin zv Ministri i Bujqësisë z. Alban Zusi dhe zv. Ministri i Financave z. Ervin Mete. Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të biznesit, industrisë së qumështit, mishit e agropërpunes të tjerë. Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe negocimi për problemin e TVSH, në vecanti për produktet e shportës.
Në takim u degjuan shqetesimet që ka bisnesi per TVSH -në, u paraqiten skemat e tyre se si e mendojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje. Pas diskutimeve u ra dakord që të krijohet një grup pune, i cili brenda dhjetë ditëve do të shikojë mundësinë e ndryshimit të paketës fiskale. Grupi i punës do te paraqesë nje draft per politikat fiskale qe kane te bejne me TVSH si dhe do të sugjerohet një plan masash që do të përfshijnë 6 ministri. Ky është takimi i dytë i radhës me grupet e interesit për TVSH, pasi një takim i parë u zhvillua mes Ministrit Panariti dhe industrialistët e mishit ku TVSH u ngrit si çështje prioritare.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë