


Ministri Niko Peleshi ka pritur sot pranë ambienteve të ministrisë një delegacion serb të kryesuar nga Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujrave Z. Branislav Nedimović.
Ministri Peleshi e konsideroi këtë takim shumë të rëndësishëm edhe në kuadër të klimës së mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve si bashkëudhëtarë të anëtarësimit në BE.
Nga ana e tij, ministri Peleshi ka përmendur rëndësinë e volumit tregtar që realizohet mes dy vendeve kryesisht për produktet bujqësosre, duke i konsideruar këto dy tregje si komplementare dhe me potencial për të shtuar bashkëpunimin edhe më tej.
Më konkretisht, gjatë këtij takimi u ra dakord edhe për ngritjen e një procesi të përbashkët pune për unifikimin dhe harmonizimin e të gjitha certifikatave shoqëruese të produkteve si bimore ashtu edhe shtazore.
Nga ana tjetër Ministri serb Z. Branislav Nedimović u shpreh i gatshëm për të cuar përpara me shpejtësi këtë proces.
Pjesë e bisedimit ishte edhe shkëmbimi i eksperiencës për rritjen dhe fuqizimin e produkteve tipike tradicionale, Sërbia është një shëmbull i mirë në rijetëzimin e këtyre produkteve.
Për vitin 2017 eksportet me Serbinë u shtuan me 27.8%, krahasuar me një vit më parë, nga 1.5 mld lekë në 2 mld lekë. Zërat kryesore që ndikuan në këte rritje janë grupi i perimeve (domate, qepë, lakër, kastraveca).
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë