Procedurat që ndiqen për përfitimin e subvencioneve mund t’i gjeni gjithashtu në www.azhbr.gov.al
Aplikimi – bëhet në zyrat e bujqësisë të qarkut/rrethit përkatës. Pasi kompleton “Dosjen e Aplikimit”, aplikanti paraqitet në zyrat e “Komisionit të Pranimit dhe Vlerësimit të Aplikimeve” të qarkut/rrethit përkatës, të cilët bëjnë kontrollin e dosjes dhe futjen në sistem të të dhënave të aplikimit. Komisionet e Pranim Vlerësimit përbëhen nga 3 anëtarë, 2 nga të cilët përfaqësues të DB dhe 1 përfaqësues i AZHBR.
1. Vlerësimi i aplikimeve – bëhet automatikisht nga programi me futjen e të dhënave të aplikimit në prani të aplikantit. Vlerësimi i aplikimit bëhet me sistem pikësh mbi bazën e kritereve të përcaktuara në udhëzim.
2. Kontrolli administrativ – bëhet nga Drejtoria e Përzgjedhjes dhe Selektimit të Aplikimeve, AZHBR qendër.
3. Verifikimi në terren – Në bazë të renditjes së aplikimeve në listat e vlerësimit të rrethit dhe në përputhje me fondet në dispozicion, AZHBR organizon verifikimin në terren të aplikimeve që ndodhen mbi vizën e financimit. Verifikimi bëhet nëpërmjet grupeve të verifikimit, në përbërje të të cilëve janë dy inspektorë të AZHBR dhe 1 specialit i DB të qarkut përkatës.
4. Autorizimi i pagesave – bëhet nga Drejtoria e Autorizimit të Pagesave – AZHBR, për projektet e realizuara në terren në përputhje me kushtet e përfitueshmërisë.
5. Ekzekutimi i pagesave – realizohet nga AZHBR, nëpërmjet Drejtorisë së Ekzekutimit të Pagesave, AZHBR qendër.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë