Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 83
|
Statusi: Konsultim i hapur
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton qytetarët, ekspertët e fushës, shoqatat profesionale dhe çdo palë të interesuar të kontribuojnë në procesin e konsultimit publik të projektligjit “Për Urdhrin e Agronomit në Republikën e Shqipërisë”.
Ky projektligj synon krijimin e një kuadri të posaçëm ligjor për rregullimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e ushtrimit të profesionit të agronomit në vend, nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të Urdhrit të Agronomit si ent publik vetërregullues. Projektligji përcakton kushtet dhe kriteret për ushtrimin e profesionit, detyrimet profesionale, standardet etike dhe organizimin institucional të urdhrit, me qëllim garantimin e cilësisë së shërbimeve agronomike dhe mbrojtjen e interesit publik.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim