Font Resize

Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8318, datë 1.4.1988, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më: 05/02/2025

|

Data e Mbylljes: 05/03/2025

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 291

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8318, datë 1.4.1988, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar"

Qëllimi i këtij projektligji është shfrytëzimi me efektivitet i tokave bujqësore në administrim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes përfshirjes në procesin e dhënies me qira edhe të aktiviteteve që lidhen me teknologjitë inovative në bujqësi si; agrifotovoltaike, aeroponia, hidroponia dhe akuaponia.

Përdorimi i këtyre teknologjive të reja do të sjellë rritjen e investimeve dhe të prodhimit bujqësor duke shfrytëzuar dhe vënë në eficencë toka bujqësore me pjellori të ulët.

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .

Faleminderit!

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim