Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
|
Postuar më: 05/02/2025
|
Data e Mbylljes: 05/03/2025
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 203
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar"
Qëllimi i këtij projektligji është plotësimi i kuadrit ligjor për lejimin e ushtrimit të aktivitetit bujqësor përmes teknologjive inovative si; aeroponia, akuaponia dhe hidroponia për tu zhvilluar në tokë bujqësore.Përdorimi i këtyre teknologjive të reja dhe zhfrytëzimi dhe vënien në efiçencë e tokave me pjellori të ulët do të sjellë rritjen e investimeve dhe të prodhimit bujqësor.
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .
Faleminderit!
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim