Projektligji “Për shëndetin e kafshëve"

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 1

|

Nr.Shikimeve: 1151

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për shëndetin e kafshëve"

Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktojë rregullat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve të cilat janë të transmetueshme tek kafshët ose tek njerëzit, organizimin sipas përparësive të klasifikimit të sëmundjeve dhe përcaktimin e përgjegjësive në fushën e shëndetit të kafshëve, zbulimin në kohë, njoftimin dhe raportimin e sëmundjeve, survejancën, programet e çrrënjosjes dhe statusin i pastër nga sëmundja, ndërgjegjësimin, përgatitjen dhe kontrollin e sëmundjeve, regjistrimin dhe miratimin e stabilimenteve dhe të transportuesve, lëvizjeve dhe gjurmueshmërisë së kafshëve, materialit riprodhues dhe produkteve me origjinë shtazore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .

Faleminderit!

Komentet nga qytetarët

Per nje Shendetsi te Kafsheve , pik se pari AKVMB duhet te marre serjozisht punen ne cdo rreth apo rajon ! Ka shum problematika , Por disa nga ato jan ! Marr shembull rrethin ku jetoj dhe ku punoj : akoma sot jan rreth 40-50% e Kafsheve jasht sistemit Ruda : qe si rrjellje nuk je ne gjendje ti vaxinosh apo trajtosh , kur nuk e di qe ne filan fshat jan kaq kafshe !!!
Problem tjeter eshte se cdo punonjes sherbimi veterinar pran AKVMB-se te pakten 2 her ne vit te shkojn pran fshatarit dhe ti rregjistrojn apo edhe çrregjistrojn kafshe te ndryshme , Por jo qe te presin ti njoftoj Fshatari I shkret qe ti matrikullojne nje Gjedh ! Apo disa !
Ka shum fshatare qe sot ti pyesesh : te ka Ardhur njeri per ti vaxinuar apo matrikulluar , thot cfar eshte kjo Gjeja ? Pra eshte per te ardhur keq !
E treta jo pak e rendesishme : fshatarve po u jepen medikamente veterinare per te Mjeku kafshet me antibiotik etj , pa Kriter fare , gje qe shkakton problem jo vetem tek kafsha , Por edhe tek ata njerez qe konsumojn produktet dhe nenproduktet e ketyre Kafsheve ! Me gjith rrespektin per zonjen ministre te bujqesise ! Nese doni te mbydhni nje sy dhe nje vesh mos na lodhni kot me kto teorina ! AMA nese vertet doni ta realizoni : eshte aq e thjesht per tu realization sa ska ku te vete !
Zyrat e AKVMB kur prosupozohet se njerezit do paraqiten per nje problem apo nje ke shill ! Shumicen e kohes I ke te kyçura sepse Punonjesit jan duke punuar ne terren Brenda orarit zyrtar !
Mbrojten e Kafsheve mund ta realizoni fare thjesht : veterineret zyrtar te AKVMB , veteriner ye Sherbimit te AKVMB : ne menyre Kategorike Brenda 8 orarshit te jene duke matrikulluar vaxinuar , analizuar etj ! Pra ti ndergjegjsoni dhe ti vendosni para peregjsise , ne te kundert , mos u lodhni fare sepse skeni per ta arritur !