Njoftim për konsultim publik për projekt dokumentin strategjik: “Strategjia e Ujitjes dhe Kullimit në Shqipëri”

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1763

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Ministria
e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave shpall për konsultim
publik, projekt-dokumentin strategjik: “Strategjia  e Ujitjes dhe Kullimit në Shqipëri". 

Qëllimi
(Draft) Strategjisë së Ujites dhe Kullimit në Shqipëri:Srategjia
bazuar në analizën dhe gjëndjen ekzistuese, identifikon pikat e forta, pikat e
dobëta, mundësitë dhe rreziqet për ujitjen, kullimin, digat dhe rezervuaret si
dhe mbrojtjen nga përmbytjet, duke sugjeruar misionin për nën- sektorët e
ujites dhe kullimit brenda fushës së veprimit të (MBZHRAU), që ka të bëjë me
optimizmin e të gjithë investimeve në ujitje, kullim dhe mbrojtjen nga përmbytjet
me qëllim zgjerimin dhe bërjen të qëndrueshme të sistemeve të ujitjes, përbushjen
e nevojave për kullim dhe mbrojtjen e popullsisë dhe pronave nga përmbytjet, nëpërmjet
menaxhimit të qëndrueshëm dhe produktiv të të sistemeve të ujitjes dhe
kullimit, përmirësimin eficent të ujit dhe shpërndarjen e barabartë, krahas me
reduktimin e rrezikut nga përmbytjet dhe shkatërrimit të digave, duke dhënë një
projektsion se si duhet të jetë ujitja dhe kullimi në 10 deri 20 vitet e ardhëshme.Qëllimi i procesit
te konsultimit publik:Rekomandimet
dhe komentet nga qytetaret, grupet e interesit do te ishin nje kontribut i vyer
për të hartuar një dokument strategjik gjithëpërfshirës. Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda 20 ditëve pune nga
data e njoftimit per procesin e njoftimit e te konsultimit publik, në adresën: erola.rada@bujqesia.gov.al 

Organizimi
takimit:Më datë 29.08.2017, në Ministrinë e
Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ora 11, në sallën e
mbledhjeve në katin e tretë, do të zhvillohet takimi publik përmbledhës ku jeni
të lutur të merni pjesë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim