NJOFTIMI PËR KONSULTIM PUBLIK TË PROJEKTVENDIMIT, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE”

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1871

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Ministria
e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave shpall për konsultim
publik, Projektvendimin

“Për Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore"QËLLIMI (DRAFT) STRATEGJISË:   Projektvendimi i Këshillit Kombetar të Ujit, "Për miratimin në parim të strategjisë Kombëtare të menaxhimit të Integruar të burimeve ujore,
2017-2027”, i propozuar për shqyrtim dhe miratim në
Këshillin Kombëtar të Ujit ka si qëllim miratimin e dokumentit të Strategjisë
Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, i cili është përgatitur
në kuadrin e Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes, të financuar nga Banka
Botërore me nr. Ref. MEFWA/CS/003 “Përgatitja dhe Zbatimi i Strategjisë
Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore”, në kuadër të
Komponentit 3 të projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes. Strategjia e
Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore (SMIBU) është përgatitur nga
konsulenti Mott MacDonald, në bashkëpunim me Abkons dhe GR Albania, i financuar
nga Banka Botërore dhe SIDA.

Strategjia Kombëtare e
Menaxhimit të Burimeve Ujore, 2017-2027 (SKMIBU) është dokumenti kuadër për menaxhimin
e ujërave për zhvillimin e planeve dhe dokumentave të tjera strategjike në
fushën e planifikimit territorial, mbrojtjes së mjedisit, diversitetit
biologjik dhe peizazhit, bujqësisë, pylltarisë, peshkimit, transportit,
turizmit, shëndetit publik dhe përmban edhe dokumente të tjera përkatëse.

Menaxhimi i Integruar
i Burimeve Ujore (MIBU) përkufizohet si “një proçes që nxit zhvillimin dhe
menaxhimin e bashkërenduar të ujit, tokës dhe burimeve përkatëse, për të rritur
në maksimum mirëqenien ekonomike dhe sociale, në mënyrë të barabartë dhe pa kompromentuar qëndrueshmërinë e ekosistemeve jetësore”.

Menaxhimi i integruar i burimeve ujore (MIBU)në vend do të
arrihet nëpërmjet krijimit të një kuadri ligjor, ekonomik, institucionale,
teknike dhe sociale duke u bazuar në legjislacionin Evropian për mjedisin dhe
parimet e MIBU-s.

Proçesi i zhvillimit të Strategjisë MIBU për Shqipërinë është
hartuar në mënyrë të tillë që të ofrojë një kornizë për administrimin
gjithëpërfshirës të burimeve ujore, në të cilin të gjitha palët e interesit,
duke përfshirë edhe sektorin privat, shoqërinë civile dhe komunitetet
përdoruese, pavarësisht nga gjinia, të luajnë një rol aktiv.

Strategjia integron objektivat e
politikave ekzistuese shqiptare duke marrë parasysh rreziqet që pritet të vijnë
nga ndryshimet klimatike bazuar në katër ‘shtylla’ strategjike: ‘Ujë për
Njerëzit’, ‘Ujë për Ushqim’, ‘Ujë për Industrinë’, dhe ‘Ujë për Mjedisin’

 
Qëllimi i procesit
te konsultimit publik:Rekomandimet
dhe komentet nga qytetaret, grupet e interesit do te ishin nje kontribut i vyer
për të hartuar një dokument strategjik gjithëpërfshirës.

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda 40 ditëve pune nga
data e njoftimit per procesin e njoftimit dhe konsultimit publik, në adresën: erola.rada@bujqesia.gov.al


poshtë gjeni draft Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore dhe Relacionin
shoqërues të Vendimit te KKU-së për miratimin e këtij dokumenti,

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim