Shtyhet me një javë, panairi “Shqipëria Punon Tokën” do të organizohet në 16-17 nëntor 2019. - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 05/11/2019

Shtyhet me një javë, panairi “Shqipëria Punon Tokën” do të organizohet në 16-17 nëntor 2019.

Panairi “Shqipëria Punon Tokën”, i parashikuar të zhvillohej këtë fundjavë, në datat 9 dhe 10 nëntor, do të shtyhet për fundjavën tjetër. Shkak janë parashikimet për reshje shiu intensive gjatë kësaj fundjave. Ky panair është eventi vjetor më i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare dhe zhvillimin rural. Ne duam që ai të marrë të gjithë vëmendjen e duhur nga fermerët, prodhuesit, agropërpunuesit dhe qytetarët që do të jenë në sheshin “Skënderbej”, prandaj vlerësuam se shtyrja me një javë e këtij organizimi është vendimi më i mirë. Parashikimet e sinoptikanëve thonë se gjasat për reshje shiu në datat 16 dhe 17 nëntor janë të pakta. Le të shpresojmë se do të ndodhë kështu. Ju mirëpresim fundjavën e ardhshme në sheshin “Skënderbej”.