Shqipëria e pranishme në panairin Fruit Logistica 2018, Berlin-Gjermani

 
Shqipëria e pranishme në panairin Fruit Logistica 2018, Berlin-Gjermani, panairi më i madh për frutat dhe perimet në Evropë: “Megjithëse, Evropa është akoma e ngrirë, në Shqipëri fillon pranvera”. MARD me GIZ SARED dhe 15 prodhues dhe tregtues të frutave, perimeve dhe arrave të freskëta kanë një stendë në panairin Fruit Logistica Berlin nga 7 deri në 9 shkurt 2018. Zv/Ministri i nderuar, Dhimo Kote iu bashkua grupit dhe konkretisht evidentoi zhvillimet e pasura nga prodhuesit pjesëmarrës në panair, që tashmë janë gati për të përmbushur standardet e BE-së. Gjatë dy viteve të fundit, të gjithë morën Çertifikimin GAP Global në bashkëpunim të ngushtë me Adad Malore. Një stendë për promovimin e eksporteve, e vendosur nga Shoqata e Tregut Shqiptar dhe Adad Malore, mbështeti 120 negociata  eksporti B2B, me blerës dhe tregtarë nga e gjithë Evropa dhe disa shtete të Gjirit. Sipas sloganit të mësipërm, frutat dhe perimet shqiptare kanë avantazhin konkurues të të qenurit gati shumë më herët sesa fillimi i sezonit pranveror në shumicën e vendeve të Evropës.
Në bazë të reagimeve të bashkë-ekspozuesve dhe për shkak të negociatave të suksesshme, u bë një parashikim se nga këtej e tutje pjesëmarrja në panairin Fruit Logistica është një pikënisjeje për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme për frutat dhe perimet me vendet e BE-së.