Shqipëria dhe Izraeli, dakord për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 26/02/2014

Shqipëria dhe Izraeli, dakord për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, z. Alban Zusi, priti sot delegacionin israelit të kryesuar nga Ambasadori i Israelit në Tiranë Shkëlqesia e Tij Z. David Cohen, Drejtorin e Projekteve të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të MASHAV, z. Effie Ben-Matityau si dhe Konsulentin e Projektit z. Giora Tesler.
Në këtë takim u diskutuan fushat e bashkëpunimit midis dy vendeve, kryesisht në trajnimin e burimeve njerëzore që ofron MASHAV, duke i hapur rrugën kështu përgatitjes të një niveli të lartë lidershipi në fushën e bujqësise, akuakulturës, bimëve medicinale etj. Gjithashtu, u propozuan dhe dhëniet e bursave për sektorin publik dhe privat. Z. Zusi u siguroi të pranishmëve se do te bëhet e pamundura për të krijuar një nivel përfaqesimi si në administratë dhe në sektorin privat, të një kontigjenti të mirëorientuar dhe të trajnuar mbi fushat që do të mbulojnë, duke theksuar se ky është një ndër angazhimet kryesore të Qeverisë Shqiptare.  Në përfundim të bisedës u propozua ngritja e një grupi pune midis Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe MASHAV si dhe u morën masat që kjo të realizohet brenda një kohe shumë të shkurtër.