Rudolf Papa
z.Rudolf Papa mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë. Është diplomuar si jurist në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Gjatë viteve 1995 – 2003 ka zhvilluar një karrierë të suksesshme në drejtimin dhe menaxhimin e aktiviteteve tregtare pranë shoqërisë VeVE Group, duke arritur deri në nivelin më të lartë të drejtimit të shoqërisë si Drejtor Ekzekutiv i këtij grupi. Më pas ka dhënë kontributin e tij në institucionet publike, ku ka qenë i angazhuar pranë Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, më pas Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ushtroi detyrën e drejtorit të kabinetit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP. Në periudhën 2019-2021 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Nga viti 2021 deri në 1.7.2024 ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Financave. Është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, italiane dhe greke. Fushat e Angazhimit: Çështjet ligjore dhe administrative. Rudolf.Papa@bujqesia.gov.al
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë