Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnje

Adresa:   Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Lushnje

Tel/Fax:   +355 35222498

E-mail:   qttblushnje@yahoo.com

Drejtor: Andrea Muço – andrea.muco123@gmail.com


Në kuadrin e reformës së ndërmarrë nga qeveria shqiptare për ristrukturimin e Kërkimit Shkencor në Shqipëri ish Institutet Kërkimore Shkencore në varësi të MBUMK-së u riorganizuan me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 515, datë 19.07.2006 “Për ristrukturimin e Instituteve Kërkimore Shkencore në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”. Nga shkrirja e 11 ish Instituteve Kërkimore Shkencore u krijua Qendra e Transferimit të Teknolologjive Bujqësore Lushnje.

 

Detyrat kryesore dhe drejtimet specifike të veprimtarisë

  • Identifikimi, testimi, përshtatja dhe futja në praktikat bujqësore e teknologjive dhe inputeve të reja në kulturat bujqësore (foragjere, fasule) dhe në blegtori (gjedhi, derra, shpendë);
  • Përgatitja e paketave teknologjike për kulturat bujqësore (foragjere, fasule) dhe mbarështimin e kafshëve (gjedh, derra, shpendë);
  • Studime dhe rekomandime në fushën e Toka dhe Ujërave;
  • Menaxhimi i integruar i fermës;
  • Kërkime dhe testime në nivel ferme për problemet e ngritura nga fermerët e rajonit;
  • Prodhimi i hallkave të larta të farave për kulturat foragjere dhe fasulen;
  • Kontrolli i ushqimeve për blegtorinë dhe i materialit biologjik në shkallë vendi;
  • Trajnime për specialistë të bujqësisë, blegtorisë, fermerë dhe subjekte të tjerë të interesuar;
  • Sigurimi i ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët;
  • Demonstrimi i teknologjive të reja të kultivimit të kulturave bujqësore foragjere, fasulen, etj si dhe për mbarështimin e gjedhit, derrave e shpendëve;
  • Përgatitja dhe publikimi i materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët.
  • Përveç përgjegjësive të mësipërme, në detyrat e Qendrës përfshihen edhe:
  • Nevojat dhe prioritetet e rajonit;
  • Testim agrozonal të kërkuar nga Qendrat e tjera;
  • Inicimi/përgatitja e projekteve që adresojnë problematikat specifike të zonës;
  • Praktika për studentë të Universitetit Bujqësor, etj.