Ne kuader te hapjes se thirrjes se VIII te Programit Kombetar te Praktikave te Punes, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Femijet njofton hapjen e aplikimeve, te cilat do të qëndrojnë të hapura deri më 5 Korrik 2023.
URDHËR PËR SHTYRJEN E AFATIT TE APLIKIMIT PËR THIRRJEN E TETE
Mundesia ofrohet për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që disponojnë minimalisht diplomën bachelor dhe që nuk kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme, për të zhvilluar një praktikë 3 mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune. Me një CV dhe letër motivimi çdo i ri mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e Thirrjes VIII të PKPP, për të vënë në zbatim njohuritë e tyre teorike dhe të fitojnë njohuri praktike, duke mundësuar kështu një kalim të thjeshtë nga procesi mësimor në atë të tregut të punës.
Te rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse.
Linku per aplikim https://praktika.riniafemijet.gov.al/?project=praktike-prane-ministrise-se-bujqesise-dhe-zhvillimit-rural
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë