1. Lista e trupave të kontrollit të miratuara nga Ministria për të certifikuar sipas ligjit

 

  • Bio.inspecta,
Për certifikimin sipas ligjit nr.106/2016, “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”, dhe pas dates 29 Tetor 2026, sipas ligjit 104/2024 “Per prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”.
  • Adresa: ‘Rr. Kavajes’, Nd.132, Hy.9, Kati 8, Ap.43 (Perballe pallatit me shigjeta), Tirana, Albania •
    Adresa internetit:
    http://www.bio-inspecta.al
  • Miratuar dhe regjistruar nga Komisioni për Prodhimin Biologjik (KPB) për certifikimin sipas ligjit nr.106/2016, “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”, me numër kodues: AL.BIO.001 • Fusha e regjistrimit: A. Produkte bimore të papërpunuar; B. Mbarështim kafshësh ose produkte shtazore të papërpunuar; C. Përpunimin e produkteve bujqësore që përdoren për ushqim. • Data e regjistrimit: 24.9.2021 • Regjistrimi është i vlefshëm deri më datë 23.9.2026
  1. Lista e trupave te kontrollit te njohura nga Komisioni Evropian për certifikimin sipas standartit evropian, në Shqipëri dhe që kanë njoftuar aktivitetin në Ministri.

 

Emri I trupës së kontrollit

Kodi i trupës se kontrollit

Kategorite e produkteve

bio.inspecta AG AL-BIO-161 A,B,D,E,G
Ecocert SAS AL-BIO-154 A,D,G
A CERT European Organization for Certification S.A AL-BIO-171 A, B,C,D,E,G
Bioagricert s.r.l. AL-BIO-132 A,B,D,E,G

 

Kategorite e produkteve, për të cilat eshte njohur per certifikimin organik:

 

A: bimë dhe produkte bimore të papërpunuara, përfshirë farat dhe materialin mbjelles dhe riprodhues bimor;
B: kafshë dhe produkte shtazore të papërpunuara;
C: alga dhe produkte të papërpunuara të akuakulturës;
D: produkte bujqësore të përpunuara, përfshirë produktet e akuakulturës, të destinuara për përdorim si ushqim;
E: ushqime për kafshë;
F: verë;
G: produkte të tjera të listuara në Aneksin I të Rregullores (BE) 2018/848 ose produkte që nuk mbulohen nga kategoritë e mësiperme.