Nisja e detyrës si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 17/01/2019

Nisja e detyrës si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Fjala e mbajtur nga Z. Bledi Çuçi pas marrjes së detyrës së re si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

“Sot mora zyrtarisht detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nis për mua një sfidë e bukur dhe domethënëse në krye të një sektori të rëndësishëm për ekonominë tonë. Falenderoj Kryeministrin për besimin. Falenderoj edhe kolegun Niko Peleshi për gjithë angazhimin dhe punën fantastike që ka bërë në krye të kësaj ministrie. Do të vijoj të çoj përpara investimet, projektet dhe nismat e tjera që lehtësojnë punën e fermerëve, blegtorëve dhe gjithë industrisë agropërpunuese të vendit. Bujqësia dhe zhvillimi rural ka qenë dhe mbetet prioritet i skuadrës sonë qeverisëse. Unë do të bëj çdo përpjekje që njerëzit të cilët kanë lidhur jetën me fshatin apo duan të investojnë në zonat rurale, t’i kenë të gjitha kushtet dhe mundësitë. Inkurajoj fort gjithë ekipin e kësaj ministrie dhe institucioneve të varësisë të vazhdojnë t’i përkushtohen detyrave të tyre funksionale. Ky është një rrugëtim i përbashkët. Ne i kemi të gjitha mundësitë të shkruajmë një histori suksesi.”