Ministrja Krifca mirëpret Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Z. Qu Dongyu. - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 30/01/2023

Ministrja Krifca mirëpret Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Z. Qu Dongyu.

U realizua një agjendë intensive takimesh në Shqipëri me Z. Qu Dongyu, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, gjatë të cilave u diskutua gjerësisht mbi rritjen e aksesit të bujqësisë shqiptare ndërkombëtarisht, thellimin e bashkëpunimit me FAO-n, si dhe mbështetjen e kësaj organizate të rëndësishme botërore për vazhdimin e politikave tona të orientuara drejt zgjerimit të tregjeve dhe rritjes së eksporteve bujqësore shqiptare.