Ministrja Krifca mbedh kryetarët e bashkive për zbatimin e Planit të Kontigjencës - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 30/03/2022

Ministrja Krifca mbedh kryetarët e bashkive për zbatimin e Planit të Kontigjencës

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural, Frida Krifca ka mbledhur në një takim kryetarët e bashkive të zonave të prekura nga gripi i shpendëve për të kërkuar një reagim më të shpejtë në tregjet e palicensuara të shpendëve të gjalla, për ta izoluar sëmundjen me efikasitet të plotë.

“Plani i Kontigjencës ka një sërë masash që duhet të ndërmerren nga një sërë institucionesh, jo vetëm Ministria e Bujqësisë”, u shpreh Krifca.

Ministrja tha se problemi në stabilimente është izoluar, dhe monitorimi është përforcuar. Por kemi akoma situata në shpendët e oborreve dhe për këtë kërkoi nga kryetarët e bashkive të zonave të prekura nga gripi i shpendëve që të ndërtojnë një komunikim me komunitetet e tyre.

Theksi në komunikimin me kryetarët e bashkive u vendos te tregjet e paligjshme të kafshëve të gjalla.
“Tregjet nuk janë të licensuara nga Ministria e Bujqësisë. Janë objekt i veprimtarisë dhe mbikqëqyrjes suaj. Do të donim të kishte një angazhim shumë më të madh nga ju dhe policitë bashkiake për të mos lejuar tregjet informale apo shitjen e shpendëve nëpër zona të palicensuara. Të respektohet Plani i Kontigjencës. Në të kundërt kjo sëmundje nuk izolohet dot në kohë dhe në efiçencë të plotë”.

Ministrja Krifca theksoi se është shumë e rëndësishme që të veprohet menjëherë!