Ministrja Krifca inspekton pastrimin e kanaleve kullues në Sovjan, Maliq - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 12/10/2021

Ministrja Krifca inspekton pastrimin e kanaleve kullues në Sovjan, Maliq

Ministrja Krifca ndaloi në Sovjan për të parë nga afër punën e Drejtorisë së Bordit të Ujitje Kullimit në Korçë, për të takuar teknikët dhe inxhinierët gjatë punimeve në kolektor. Krifca theksoi se këto janë punime e pastrime në shërbim të fushës së Maliqit që ka një sipërfaqe mbi 10 mijë hektarë. Ekskavatorët po heqin mbetjet dhe dherat që bllokojnë ujërat dhe ekipi punon për të hequr pritat e vëna në kolektor, të cilat nëse lihen, bëhen shkak për përmbytje të fushës.Pastrimi i kanaleve kulluese shihet si domosdoshmëri për parandalimin e përmbytjeve dhe katastrofave natyrore si dhe përmirësimi i situatës së kullimit.