Në qendër te bisedës ishte forcimi i bashkepunimit midis dy Institucioneve. U diskutua mbi ecurinë e implementimit të projekteve në fushën e zhvillimit bujqesorë dhe prespektiva për bashkëpunimin e mëtejshëm për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Ministrja Ekonomi vlerësoi mbështetjen e Bankës Botërore nëpërmjet realizimit të projekteve të sukseshme si rehabilitimi i 6 skemave të ujitjes dhe rehabilitimi i sistemit të ujitjes në Janjari.
Gjatë takimit u diskutua dhe mbi mundësinë për realizimin e projekteve në fushat e përgjithshme të sigurisë së ujit dhe rezistencës ndaj klimës.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë