Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me Prof. Dr. Pandi Zdruli.
Në takim u bisedua për mundësinë e kontributit në strategjinë e bujqësisë si dhe identifikimin e studentëve apo ekspertëve që kanë punuar në institucione ndërkombëtare dhe kanë dëshirë e interes për zhvillimin e këtij sektori në vendin tonë.
Prof Zdruli punon si kërkues shkencor, profesor i shkencës së tokës dhe burimeve natyrore pranë Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara Agronomike Mesdhetare Instituti Agronomik i Barit, Itali.
Ministrja, shprehu besimin që përmes bashkëpunimit, kjo Qendër mund të përforcojë ndikimin e vet. “Të bashkojmë burimet dhe të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor”, u shpreh Denaj.
E themeluar në vitin 1962, Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM) është një organizatë ndërqeveritare mesdhetare e përbërë nga trembëdhjetë shtete anëtare (Shqipëria, Algjeria, Egjipti, Spanja, Franca, Greqia, Italia, Libani, Malta, Maroku, Portugalia, Tunizia. dhe Turqia).
Qendra bashkon 4 Institute Agronomike Mesdhetare: CIHEAM Bari (Itali), CIHEAM Chania (Greqi), CIHEAM Montpellier (Francë), CIHEAM Zaragoza (Spanjë), si dhe një Sekretariat të Përgjithshëm, selia e organizatës, me seli në Paris (Francë).
CIHEAM ka një histori të gjatë bashkëpunimi shumëpalësh dhe rajonal. Ajo ofron programe edukimi dhe trajnimi, kërkime, asistencë teknike dhe ngritje kapacitetesh në fushat e sigurisë ushqimore, bujqësisë së qëndrueshme, peshkimit dhe zhvillimit rural. Ai punon me administratat publike, universitetet dhe qendrat kërkimore, organizatat e bashkëpunimit dhe zhvillimit, autoritetet lokale, aktorët e shoqërisë civile dhe bizneset për të përmbushur nevojat e popullsive dhe territoreve mesdhetare.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë