Ministrja Denaj: Me Skemën Kombëtare 2024 mbështesim fermerët që bashkohen - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 14/01/2024

Ministrja Denaj: Me Skemën Kombëtare 2024 mbështesim fermerët që bashkohen

Minsitrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrual, Anila Denaj vizitoi sot fabricën e përpunimit të ullirit, “Olive Oil” në Sulovë, Cërrik.
Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u disktua mbi mundësitë e rritjes së efikasitetit të prodhimit bujqësor, përmes bashkimit të fermerëve.
“Në fabrikën e përpunimit të ullirit “Olive Oil”, Sulovë, në takim me fermerët e zonës së Sulovës, bashkë me kryetarin e bashkisë Cërrik, Andis Salla, deputetin Shkëlqim Bullari dhe zv. Ministrin, Arjan Jaupllari, ku diskutuam mbi mundësitë e rritjes së efikasitetit të prodhimit bujqësor, nëpërmjet bashkimit të fermerëve”, tha Denaj.
Mbi 70 % e prodhimit bujqësor në këtë bashki prodhohet në territorin e Sulovës.

Ministrja i ftoj fermerët të bashkohen, si mënyra më e mirë për të marrë maksimumin nga tregu.
“Unë do të kërkoja të bashkoheni. Për të arritur cilësinë duhet të mos punojmë të vegjël. Ne nuk bashkojmë tokat, por ne mund të bashkojmë interesat dhe interesi shkon aty ku është tregu. Nuk mundet një fermer t’ja dalë i vetëm, për të realizuar edhe produkte cilësore që kërkohen në Shqipëri sot”, u shpreh Denaj.
Me Skemën Kombëtare 2024 i përgjigjemi pikërisht kësaj nevoje, duke mbështetur fermerët që bashkohen, si mekanizmi më i mirë për të marrë maksimumin nga tregu.
“Në skemëm kombëtare bashkimi në një kontratë dhe ndjekja e protokolleve, do të bëjë që përfitimin e skemës ta merrni të plotë për masën për të cilën aplikoni. Të parët që do të hyjnë në skemë do të jenë bashkuesit në një format të tillë”, theksoi ajo.