Ministria e Bujqësisë njofton për rrezikun e mbërritjes në Shqipëri të gripit të shpendëve
Ministria e Bujqësisë urdhëron bllokimin e importit të shpendëve nga vendet e prekura
Ministria e Bujqësisë: Shqipëria, e rrezikuar për shkak të shtegëtimin të shpendëve të egër drejt lagunave
Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve, të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur. Ja masat që duhet të marrë çdo fermer
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimt Rural dhe Administrimit të Ujrave njofton se, pas vitit 2006, është rikthyer në Evrope gripi i shpendëve. Megjithëse përhapja është ende larg dhe shtetet kufitare me Shqipërinë ende nuk janë prekur, vendi ynë është i rrezikuar për shkak të shtegëtimin të shpendëve të egër drejt lagunave. Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili ka në strukturë të tij, Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK), për ndalim e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura. Ndërkohë, që Ministria e Bujqësisë, iu bën thirrje fermerëve në të gjithë vendin, që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur. Në Tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare. Shumica e shpërthimeve është parë të ndodhin në shpendët e egër (rosa, pulëbardha) por gjithashtu shperthime kanë ndodhure dhe në rosat e fermave dhe pulat e gjelat në rritje ekstensive.
Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë, është e detyruar që të marrë masa parandaluese, kjo edhe në përputhje me OIE (Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve). Për këtë arsye, nga vendet e sipërpërmendura, ku ështëe faqur ky virus, Shqipëria ka ndaluar nga sot, importin e shpendëve.
Influenca aviare e njohur gjithashtu si “Gripi i shpendeve” shkaktohet nga virusi i influencës “Tipi A”, i cili mund të prekë disa specie (pulat, gjelat, pulat afrikane, shkurtat etj), si dhe shpendë shtëpiakë e të egër; disa shtame shkaktojne mortalitet të lartë. Virusi është izoluar gjithashtu nga disa gjitarë, duke përfshirë njerëzit, minjtë, macet dhe qentë.
Historikisht, në të gjithë botën, kanë ndodhur shpërthime të Influences Aviare dhe kanë qenë të lidhura me rrugët migratore të zogjve të egër.
Në vitin 2006, ka pasur shpërthime në disa vende të Evropës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Tipi i virusit që shkaktonte shperthime në Shqipëri ishte H5N1, Influenca aviare me një patogjenitet të lartë (HPAI), i cili mund të prekë edhe njerëzit, duke shkaktuar dëmtime serioze. Në këtë mënyrë, viruset e Influencës aviare prekin prodhimtarinë e shpendëve dhe shëndetin publik dhe në zogj, HPAI mund të shkaktojë shenja të rënda klinike ose mortalitet të lartë. Zakonisht, shenjat e para të një shpërthimi janë ngordhjet në zogjtë e egër dhe atyre të fermave.
Masat e kontrollit janë ai i lëvizjeve në vend, dezinfektimi, deratizimi, dezinsektimi, gjurmueshmëria, karantina, eleminimi i të gjitha kafshëve të prekura, asgjësimi nën mbikqyrjen zyrtar e të karkasave, produkteve dhe mbetjeve të tyre, survejancë brenda zonës së kontrollit ose zonës së mbrojtjes, kontrolli i rezervuarëve, kafshët e egra, zonimi etj. Ndërsa vaksinimi është i ndaluar dhe nuk duhet kryer asnjë trajtim për kafshët e prekura.
Fermereve u kërkohet që të përmirësojnë higjienën në ferma dhe masat e biosigurisë për të ulur rrezikun e futjes së HPAI ne njësitë e tyre të shpendarisë. Viruset e Influencës aviare prodhojnë lehtesisht variante të reja patogjenike dhe vaksinimi nuk përdoret si një metodë kontrolli praktike.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë