Ministri i Bujqësisë viziton dy fermë bagëtish në Pogradec dhe Korçë
Panariti: Baza ushqimore nuk mungon, fermat janë në gjëndje të mirë
Panariti: Fondet për bujqësinë dhe blegrotinë duhet të jenë më të mëdha
Ministri: Do të ndihmojmë fermerët me grande dhe subvencione
Ministri i Bujqësisë, Zhcillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti vizitoi ditën e shtunë dy ferma bagëtish, në Zagorçan të Pogradecit dhe Sovjan të Korçës, respektivisht me 230 dhi dhe 250 kokë dele. Qellimi i vizitës së Z.Panariti, verifikimi i bazës ushqimore për bagëtinë, pas reshjeve të diteve të fundit dhe temperaturave të ulëta dhe situate realale në fermat tona.
“Pas një dimri të jashtëzakonshëm, erdha në këto ferma për të parë situatën në terren, si dhe për të parë nga afër gjendjen e blegtorisë”, theksoi Ministri Panariti, duke shtuar se, “verifikuam dhe gjendjen e stallave si dhe matrikullimin”.
Më tej, numri një i Bujqësisë deklaroi se, baza ushqimore nuk mungon në asnjë rast dhe është e garantuar, edhe si rezultat i faktit të traditës së këtyre zonave”.
“Siç e shikoj dhe këtu, matrikullimi është bërë dhe do të vazhdojmë me rigorozitet deri në fund, në çdo kafshë, në të gjithë territorin e vendit. Ministria e Bujqësisë ka ndihmuar dhe do të ndihmojë blegtorët me grande e subvensione për investime në stalla dhe rritjen e numrit të bagëtive”, vijoi ministri. Sipas tij, pa ndaluar shtimin e rracave të reja, do të ruajmë me fanatizëm rracat autoktone, si rraca capore e zonës së Mokrës në Pogradec, apo të tjera në të gjithë vendin.
Por, për Ministrin Panariti, megjithë përpjekjet e MInistrisë së Bujqësisë për të ndihmuar fermerët dhe blegtorët, fondet janë të pamjaftueshme. “Fondet Ministrinë e Bujqësisë, siçe kam theksuar edhe më parë, duhet të jenë më të mëdha. Pavarësisht se kanë qenë në rritje krahasuar me më parë, ne nuk mund të ecim me krahasime, por duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave”, tha Panariti.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë