Ministri i Bujqësisë merr pjesë më Ministerialin për Peshkimi në Mesdhe, që po zhvillohet në Maltë
Panariti kërkon rritjen e kuotave të peshkimit për Shqipëri
Panariti: Industria e përpunimit të peshkut në Shqipëri, më e madhja në Evropën Juglindore
Panariti: Duhet të vazhdojmë traditën tonë të paçmueshme në përpunimin e peshkut
Panariti: Zhvillimi i qëndrueshëm i peshkimit, premisë e sigurt për rritjen e punësimit në vend
Panariti merr mbështetjen e rritjes së kuotave nga Komisioneri Evropian për Peshkimin, Karmenu Vella dhe ministrave pjesmarrës në këtë ministerial
Panariti takohet dhe me Ministrin e Jashtëm Italian, homologun grek dhe personalitete të tjera të Bashkimit Evropian
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti merr pjesë në Ministerialin për Peshkimin në Mesdhe, organizuar nga Komisioni Evropian në Maltë. Në këtë konferencë, do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët në nivel ministrash, “Malta MedFish4Ever Declaration” mbi të ardhen e peshkimit në Mesdhe. Deklarata përfshin strategjinë për sektorin e peshkimit për 10 vitet e ardhshme dhe nënvizon bashkëpunimin midis shteteve, të cilat kanë nënshkruar këtë deklaratë.
Ministeriali kryesohet nga Komisioneri Europian për Përshkimin, Karmenu Vella, i cili në fjalën e tij nënvizoi nevojën emergjente për t’ju adresuar problematikave, me të cilat përballet sektori i peshkimit në Mesdhe, me një strategji të unifikuar, e cila do t’i përgjigjet sfidave dhe ambicieve për zhvillimin e këtij sektori.
Ky draft i përbashkët do të mbështesë organizatat europiane si GFSM (Komosioni i Përgjitheshëm për Peshkim në Mesdhe) dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), në përcaktimin dhe vlerësimin e kapaciteteve që ka ky sektor në çdo vend nënshkrues të kesaj deklarate dhe raportimi i këtyre të dhënave pranë Komisionit Evropian, në mënyrë që, secili vend të ketë kontributin e vet në varesi të kapaciteteve reale që ai disponon. “Peshkimi i paligjshëm, jashtë standardeve të përcaktuara nga normat evropiane ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në prishjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve detare dhe është një kërcënim i vazhdueshëm për zhvillimit dhe konsolidimin e sëktorit të peshkimit”, tha komisioneri Vella.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Z.Panariti u shpreh se, Shqipëria është e lidhur historikisht me peshkimin.
“Peshkimi është pjesë e kulturës dhe traditave tona, dhe populli ynë ka vlerësuar prej kohësh pasuritë dhe të mirat e detit. Peshku është një produkt integral në mënyrën e të ushqyerit kombëtar dhe llogaritet si një pjesë e rëndësishme e konsumit të proteinave në Shqipëri. Për më tepër, tregtia e peshkut është vendimtare për ekonominë e një vendi dhe ne mbështetemi fuqishëm në prodhimin e peshkut të kultivuar, si në ujërat detare dhe në ujërat e brendshme. Ne jemi të interesuar veçanërisht për ruajtjen dhe menaxhimin racional të detit Adriatik dhe synojmë integrimin e një sektori sa më të shëndetshëm të peshkimit në kuadër të “blue groëth”, në përputhje me agjendën e FAO-s”, theksoi Panariti. Sipas tij, rregullat e përbashkëta për ruajtjen e peshkimit bëhen të pavlefshme nëse nuk zbatohen kontrollet e duhura dhe vendi ynë ka treguar vendosmëri të madhe për të siguruar monitorimin e flotës së tij dhe kontrollin e anijeve të peshkimit në katër portet kryesore tregtare.
Ministri Panariti është takuar gjatë kësaj konference me Komisionerin Europian për Përshkimin, Karmenu Vella. Gjatë takimit që zhvilloi me të, Ministri shqiptar i Bujqësisë, Z.Panariti i kerkoi Komisionerit Evropian Karmenu Vella rinegocim të kuotave të përpunimit të peshkut, duke marrë mbeshtetjën e tij personale në ndjekje të të gjithë procedurave të nevojshme për finalizimin me sukses të këtij procesi. “Industria e përpunimit të peshkut në Shqipëri është më e madhja në Evropën Juglindore. Ne duhet të vazhdojmë traditën tonë të paçmueshme në përpunimin e peshkut dhe zhvillimi i qëndrueshëm i peshkimit në Shqipëri, është premisë e sigurt për rritjen e punësimit”, tha Panariti, duke theksuar se, “vendi ynë është duke plotësuar kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian për të zhvilluar këtë sektor aq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Gjatë qëndrimit në Maltë, Z.Panariti u takua dhe me Ministrin grek për Zhvillimin Rural dhe Ushqimin, Evanglelos Apostolou, ku bisedoi për Forumin shqiptaro-grek të Agrobiznesit, i cili do të zhvillohet në Korçë me datën 5 Prill, ku pritet ta marrin pjesë sipërmarrës grekë dhe shqiptarë në fushën e bujqësise dhe agrobiznesit. Gjithashtu, të dy ministrat dikuatuan për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të ekspëriencave në këtë fushë, sidomos në zonat kufitare, duke lehtësur kushtet për punësimin sezonal. Pas kërkesave të vazhdueshme të Panaritit për kushtet e punesimit sezonal në Greqi, Ministri grek informoi homologun shqiptar se, është në fazën përfumdimtare projetligji për pumesimin sezonal në fushën e bujqësise, duke garantuar sigurimet shoqërore për periudhen e punësimit. Sipas të dy ministrave, ky formalizim do të sjellë rritje të të ardhurave dhe një siguri më të madhe për punëtorët shqiptare.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë