Ligji nr.9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat” në Repuibliken e Shqipwrisë kreu VII, neni 60 përcakton se shfrytëzimi i dokumenteve të fondit arkivor kombëtar bëhet sipas kërkesave të këtij ligji, nëpërmjet:
a) shërbimit të dokumenteve ose riprodhimeve te tyre (mikrofilma, fotokopje) për studim ne sallat e leximit te arkivave;
b) botimit te udhërrëfyesve, katalogëve, inventarëve, si dhe përmbledhjeve me dokumente;
c) përgatitjes dhe hapjes se ekspozitave dokumentare. ekspozimi i dokumenteve origjinale lejohet vetëm kur sigurohet ruajtja fizike dhe teknologjike, sipas rregullave ne fuqi;
ç) publikimit ne organet e shtypit, radios, medies, multimedias dhe kinematografisë;
d) dhënies se burimeve institucioneve shtetërore e joshteterore për problemet qe u interesojnë;
dh) te gjitha formave te promocionit te vlerave kulturore qe ruhen ne arkiva;
e) shërbimit te numerizuar ne distance.
neni 61 përcakton qartë se:
1. dokumentet e publikuara një here janë lirisht te shfrytëzueshme.
2. dokumentet qe administrohen ne institucionet arkivore shtetërore, jepen për shfrytëzim pasi kane kaluar 25 vjet nga data e krijimit.
ndërkohe bazuar në nenin 67 përcakohet se:
1. leje për shfrytëzim te parakohshëm te dokumenteve, qe u kufizohet shërbimi ne nenet 61, 62 dhe 63 te këtij ligji, jepen përkatësisht:
a) nga fondkrijuesi;
b) nga autoriteti klasifikues, për dokumentet e klasifikuara “sekret shtetëror;
c) nga vete personi, për dokumentet qe përmbajnë te dhëna intime dhe qe kane te bëjnë me dinjitetin personal te tij.
2. te drejtën e përjashtimit e kane, gjithashtu:
a) drejtori i përgjithshëm i arkivave, për dokumentet qe ndodhen ne arkivin qendror shtetëror dhe ne arkivat shtetërore te qarqeve, pas marrjes se pëlqimit me shkrim te fondkrijuesit, kur ai ekziston;
b) drejtuesi i institucionit, për dokumentet qe ruhen ne arkivat e sistemit ose ne arkivat qe administrojnë dokumente te se njëjtës tipologji;
c) çdo subjekt i autorizuar me ligj.
Për t’u njohur me afatet e ruajtjes së dokumentave klikoni këtu
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë