Marjana Shehi

 

Marjana Shehi ka lindur më 21 tetor 1986. Me një përvojë të gjatë në administratën shtetërore, ajo mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës Teknike në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, prej dhjetorit të vitit 2022.

Më herët, në vitet 2015-2022 ajo ka shërbyer në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si Përgjegjëse për Sektorin e Menaxhimit të Programeve dhe Projekteve për Zhvillimin Ekonomik si edhe në pozicione të tjera në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Kulturës.

Znj. Shehi ka përfunduar studimet pasuniversitare në degën e Psikologjisë pranë Universitetit të Tiranës gjithashtu zotëron një Master Shkencor në Biznes Marketing.