Qepa e Drishtit është certifikuar si produkt i origjinës, duke siguruar ruajtjen e karakteristikave të produktit dhe mjedisit gjeografik.
Është një varietet autokton mjaft i njohur, që kultivohet për më se 200 vjet në zonën e Drishtit. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar ndër breza nga fermerët dhe aktualisht, zë rreth 30-35 % të sipërfaqes së qepës në zonë.
Kushtet mjaft të përshtateshme klimatike (temperatura, lagështia, erërat, etj) dhe cilësia e tokës kanë bërë të mundur prodhimin e qepës me cilësi të lartë në këtë zonë.
Teknika e kultivimit eshte ajo me qepujkë, që eshte ndjekur tradicionalisht në zonen e kultivimit me qëllim marrjen e një prodhimi me cilësi të lartë, sic njihet historikisht nga konsumatorët. Për prodhimin e qepujkës fara mbillet në vllaja në periudhën 15-30 mars dhe qepujkat janë të gatshme për vjelje në fillim të korrikut.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë