Konkursi i startapeve në agrobujqësi, Ekonomi: Qeveria, mbështetje financiare për bizneset e reja - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 15/07/2021

Konkursi i startapeve në agrobujqësi, Ekonomi: Qeveria, mbështetje financiare për bizneset e reja

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi, ishte e ftuar të merrte pjesë në edicionin e tretë “Future Agro Challenge Albania”, organizuar nga Tripel City në bashkëpunim me Universitetin “Barleti” dhe Adriapol Institute.
Ekonomi ishte pjesë e jurisë së konkursit të ideve ideve të biznesin “Future Agro Challenge Albania”, së bashku me Zana Guxholli, Rektore e Universitetit “Barleti” dhe Alban Zusi, sipërmarrës.
Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi vlerësoi prezantimet e ideve të 13 pjesëmarrësve në konkurs. Ekonomi tha se ministria e Bujqësisë por edhe qeveria, përmes instrumenteve, strukturave dhe partnerëve të saj, do të ofrojë mbështetje financiare për biznesin në fushën agro.
Fituesi i këtij konkursi ishte biznesi “Zero tek Një” me përfaqësues Johan Muka, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar në tetor 2021, Greqi.