Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 25/08/2022

Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Sqarojmë dhe sigurojmë konsumatorin shqiptar se shëndeti i tyre nuk është në asnjë moment i rrezikuar nga importet e produktit vezë, siç ndryshe ka përshkruar lajmi dizinformues i shpërndarë ditën e djeshme në disa media.

Bëjmë me dije, duke u nisur nga informacioni i pasaktë i publikuar ditën e djeshme, se Shqipëria ka importuar nga shteti serb vetëm vezë të klasit A, ndërsa nga shteti turk vetëm vezë të klasit B. Të gjithë ngarkesat e importit të vezëve të klasit B kanë patur destinacion tregun e industrisë së përpunimit në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë importit të produktit vezë ruan parimet e rregulloreve 404 dhe 405 të Komisionit Europian, duke garantuar në çdo moment shëndetin dhe jetën e konsumatorit shqiptar. Legjislacioni në fushën e sigurisë ushqimore vijon të përafrohet në përputhje me kapitullin XII “Siguria ushqimore, veterinaria dhe politikat fitosanitare” dhe është një proces në vazhdim.

Të gjitha produktet vezë që kanë hyrë në territorin e vendit tonë janë importuar nga vende të pastra me influencën aviare dhe pseudopestin, të shoqëruara me certifikatë veterinare, e cila vërteton gjendjen shëndetësore të shpendëve nga kanë ardhur këto vezë, si dhe sigurinë e këtij produkti.

Këto produkte veç nënshtrimit të kontrollit zyrtar në pikat e inspektimit kufitar, i nënshtrohen kontrolleve zyrtare edhe në industrinë e përpunimit, ku për treguesin “salmonelë” mostrohen dhe analizohen në mënyrë të vazhdueshme.

Vezë e klasit B për strukturat e Bashkimit Europian është ajo e eksportuar nga vende të treta për listimin e produkteve për BE-në si Shqipëria, Turqia, Kanadaja, SHBA, Singapori, etj.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë në gatishmëri për kryerjen e kontrolleve zyrtare, me objekt inspektimi produktin vezë kundrejt kërkesave ligjore, dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të kërkesave ligjore janë marrë masat administrative përkatëse për gjetjet e evidentuara si: masë administrative “gjobë”, bllokime dhe ndërprerje aktiviteti.

I bëjmë thirrje konsumatorit dhe medias të ndjekë informacionin e plotë zyrtar lidhur me garantimin e sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke mos u bërë pre e dizinformimit.