Font Resize

Znj. Erjona Isufi ka lindur në 10 mars 1978 në Tiranë. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në 2001, dega Financë Kontabilitet, eshte ne perfundim te studimeve dy vjecare MBA ne Finance Nderkombetare prane Jain University i akredituar nga ACCA dhe CIMA ne Angli, qe prej 2011 mban titullin profesional te Kontabilistes se miratuar, prej vitit 2012 mban titullin profesional Vleresuese e Pasurise dhene nga Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Inxhinjerise se Ndertimit, mban titullin profesional Auditues Ligjor, dhënë nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në vitin 2013.

 

Znj Isufi ka një eksperiencë profesionale mbi 20 vjeçare në fushat e auditimit, raportimit financiar, taksave, dhe drejtimit financiar. Znj. Isufi ka qenë e angazhuar në pozicione drejtuese për më shumë se 8 vjet me BDO Albania dhe Grant Thornton Albania. Përpara emërimit si keshilltare e ministres, ajo ka qënë drejtuese kryesore e departamentit te auditimit te shoqërisë së auditimit BDO Albania (ndër 6 kompanitë e auditimit më të mëdha në botë). Ndër të tjera, ka qënë audituese kryesore per disa prejudha rresht në projekte te ndryshme te financuara nga Komiteti European, Kombet e Bashkuara, USAID, UNFPA, GIZ etj te implementuara nga organizata te ndryshme jo qeveritare si World Vision Albania, Terre des hommes Albania, Observatori per te drejtat e femijeve dhe te rinjeve, Komiteti i Helsinkit ne Shqiperi, Leave no one behind, Institute for Habitat Development Co-Plann, Albanian Manifactures Union AMU, projekti IASME midis Ministrise se Financave dhe Qeverise Italiane, etj. Gjithashtu dhe drejtuese kryesore ne auditimin e disa Bankave te nivelit te dyte si, Intesa San Paolo Bank per dy vite rresht, FIB Bank per 4 vite rresht, International Commercial Bank (ICB), Credit Bank of Albania (CBA), shoqerive kryesore te sigurimit dhe shume kompanive dhe degeve te kompanive te huaja ne Shqiperi.

 

Në tetor 2021 është emëruar Keshilltare per projektet  e Ministres se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, pergjegjese për sektorin e auditimin, kontrollit financiar, peshkimit dhe akuakultures

 

Ajo zoteron aftesi ne lidhje me menaxhimin e kontrollit financiar, planifikimin e riskut, analizen dhe teknikat sasiore te planifikimit, aftesi menaxhuese aftesi drejtuese, aftesi ne menaxhimin efektiv te burimeve njerezore etj Është njohëse dhe folëse e gjuhëve anglisht, italisht dhe frëngjisht.