Znj. Gloria Abas ka lindur në Tiranë, në 09 gusht 1996.
Eshtë diplomuar në Bachelor, dega Menaxhim Agrobiznesi, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, dhe Master i Shkencave, dega Administrin Ndërmarrje dhe Agrobiznesi, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Ka përvojë pune që prej vitit 2019 e nisur si Praktikante nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, duke vazhduar po në të njëjtin institucion si Specialiste pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore prej Korrikut të 2019 – Dhjetor 2021. Së fundmi, nga Dhjetori 2021 deri në Maj 2022, e pozicionuar si Asistente e Ministres në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku prej Majit 2022, e emëruar si Këshilltar i Ministrit ne fushen e veprimtarisë marrëdhënie me publikun .
Ka kryer trajnime brenda vendit të cilat lidhen drejtpërdrejt me profesionin dhe fushën e studimeve ose trajnime në mbështetje të tyre, të cilat i ka të certifikuara.
Zotëron gjuhën Angleze.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë