Investimet në rrugët rurale, rikonstruktohet plotësisht aksi që lidh Izvorin me Memaliajn. Çuçi: Lehtësi e madhe për fermerët dhe banorët e Luftinjës, rikthehemi me një premtim të mbajtur - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 09/11/2020

Investimet në rrugët rurale, rikonstruktohet plotësisht aksi që lidh Izvorin me Memaliajn. Çuçi: Lehtësi e madhe për fermerët dhe banorët e Luftinjës, rikthehemi me një premtim të mbajtur

 

Investimet në rrugët rurale, rikonstruktohet plotësisht aksi që lidh Izvorin me Memaliajn. Çuçi: Lehtësi e madhe për fermerët dhe banorët e Luftinjës, rikthehemi me një premtim të mbajtur

Rruga kryesore e njësisë administrative Luftinjë në Bashkinë Memaliaj, që të çon drejt fshatit Izvor është rikonstruktuar plotësisht. Për të parë nga afër këtë investim rreth 100 milionë lekë të qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimii ishte në Izvor ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Në një takim me banorë dhe fermerë të Luftinjës, ai tha se rikonstruksioni i këtij aksi është një premtim i mbajtur dhe një investim që i vlen të gjithë kësaj zone, e cila ka të zhvilluar kryesisht blegtorinë, vreshtarinë dhe mbledhjen e bimëve medicinale.

“Nuk kam dashur të vij pa mbajtur fjalën. Kemi qenë këtu kur premtuam rrugën, bëmë dhe një takim me Kryeministrin. Ai e ‘vulosi’ premtimin për rrugën deri në Izvor. Sot jemi rikthyer me një premtim të mbajtur dhe besoj se lezetin e kësaj rruge më shumë se askush po e ndjeni ju. E kuptoni vetë se çfarë torture keni hequr për vite me radhë për të komunikuar me Memaliajn dhe më gjerë. Nëse më parë duhej rreth një orë nga nga kthesa e Luftinjës deri në Izvor, sot e bën për rreth 15 minuta”, tha ministri Çuçi.

Punimet për rrugën e re të Izvorit, përfunduan në verë të këtij viti. Për më shumë se 30 vjet nuk ishte kryer asnjë ndërhyrje në këtë aks të rëndësishëm për rreth 37 fshatra të njësisë administrative Luftinjë. Banorët e kishin të vështirë të komunikonin me qendrat urbane, të nxirrnin prodhimet te tyre në treg apo të trajtonin urgjencat mjekësore.