Investimet në peshkim, 65 anije peshkimi aplikojnë për fondet e projektit IPA - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 04/02/2021

Investimet në peshkim, 65 anije peshkimi aplikojnë për fondet e projektit IPA

Është përmbyllur procesi i aplikimit për fondet e projektit IPA, të Bashkimit Evropian, i cili mbështet prej disa vitesh zhvillimin e sektorit të peshkimit në vendin tonë. Rreth 65 anije peshkimi nga 230 në total u bënë pjesë e procesit, ku 41 prej tyre janë në Durrës, 20 anije peshkimi në Vlorë dhe 4 në Shëngjin.

Fituesit e projektit IPA do të mbështeten me fonde deri në masën 50 përqind për investime në bordin e anijeve të peshkimit, për ndërrimin e motorëve, blerjen e pajisjeve elektronike dhe të ndërtimit të frigoriferëve.