Integrimi në BE, Ekonomi merr pjesë në tryezën mbi zhvillimin rural në kuadër të procesit të integrimit në BE - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 16/07/2021

Integrimi në BE, Ekonomi merr pjesë në tryezën mbi zhvillimin rural në kuadër të procesit të integrimit në BE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, mori pjesë në tryezën e përbashkët me fokus Kapitullin 11 të Acquis Communitaire “Zhvillimi Rural”, që u zhvillua në bashkëpunim me Institutin Agronomik të Barit dhe Zyrën e Bashkëpunimit Italian në Tiranë.
Ky takim u mbajt në kuadër të procesit të integrimit, që ka të bëjë me zhvillimin e bujqësisë shqiptare sipas standardeve e legjislacionit të BE.
Ministrja Ekonomi prezantoi ecurinë e realizimit të kapitullit 11 që lidhet me zhvillimin rural, si një komponent shumë i rëndësishëm në gjithë kuadrin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në tryezë merrnin pjesë ekspertët italianë prof. Felice Adinolvi dhe Dott. Adriano Antinelli, hartues të CAP ( Common Agriculture Policy 2023), me të cilët u diskutuan mundësitë konkrete për mbështetje. Ky takim arriti të dakortësonte një plan konkret pune me qëllim përafrimin e legjislacionit, përmirësimin e nën sektorëve prioritare, shkëmbimin e eksperiencës dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.