55% më shumë eksporte për gjashtëmujorin e parë të 2018-ës
Peshkimi është nga sektorët më rezultatet më pozitive për eksportet me vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Kështu, sipas të dhënave zyrtare nga MBZHR-ja, gjashtë muajt e parë të vitit janë mbyllur me rritje eksportesh në sektorin e peshkimit në masën 55 përqind. Industria e përpunimit të peshkut është një industri e cila operon me standarde evropiane, duke konkurruar denjësisht në tregjet botërore. Një tjetër arritje për sektorin e peshkimit, kryesisht për industrinë e përpunimit të peshkut është dhe rezultati pozitiv që mori vendi ynë nga një mision auditimi nga strukturat e sigurisë ushqimore të BE-së, çka do të thotë që Shqipëria do të vazhdojë edhe me mbështetjen e institucioneve të rrisë nga viti në vit prezencën e saj në tregjet botërore të tregtimit të këtyre prodhimeve. Vitin e kaluar qeveria shqiptare hoqi TVSH-në për mjetet e bordit të anijeve të peshkimit, gjë që solli lehtësira dhe përfitime për rreth 2000 peshkatarë. Po ashtu në Skemën Kombëtare të Mbështetjes Financiare u parashikua për herë të parë masa e subvencionit për sardelet dhe açuget në vlerën prej 200 lekë të vjetra ose 20 lekë për kilogram, e cila do vazhdojë të aplikohet dhe në vazhdim.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë