Heqje e barrierave për eksportet - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 31/05/2018

Heqje e barrierave për eksportet

Drejt çeljes së eksportit të produkteve ushqimore shqiptare në Kinë  

Eshtë hapur rruga për heqjen e barrierave për eksportet e produkteve ushqimore shqiptare drejt Kinës. Në takimin me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Kinës, Han Changfu, gjatë Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar mes Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, në Lituani, u mor mbështetja për përshpejtimin e procesit të heqjes së karantinës për lejimin e eksportit të lirshëm, sidomos të produkteve shtazore. Në këtë kuadër është ngritur një grup pune, që synon ta përfundojë këtë proces, brenda pak muajve. Hapja e eksportit të prodhimeve shtazore për një treg 1.4 miliardë banorë është një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset shqiptare në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.