Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka si mision hartimin dhe zbatimin e politikave në fushat    e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore e mbrojtjes së konsumatorit, peshkimit dhe akuakulturës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

 

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:

 

  1. Harton dhe zbaton politikat shtetërore për çështjet e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore e mbrojtjes së konsumatorit, peshkimit dhe akuakulturës.

 

  1. Kujdeset për përafrimin e legjislacionit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, ushqimit e mbrojtjes së konsumatorit, peshkimit dhe akuakulturës, me normat dhe kërkesat e Bashkimit Evropian dhe strukturat  përkatëse, si dhe vlerëson nevojat e planifikon fondet e nevojshme për përmbushjen e tyre.

 

  1. Harton dhe zbaton politikat orientuese, mbështetëse dhe nxitëse për prodhimin bujqësor e blegtoral, si dhe kujdeset për zhvillimin e koordinuar të bujqësisë.

 

  1. Ndjek me përparësi përgatitjen e strukturave të saj për menaxhimin e decentralizuar të fondeve të Komisionit Evropian për  zhvillimin  rural,  në përputhje me aktet rregullatore të Bashkimit Evropian.

 

  1. Përcakton politikat dhe zbaton mbështetjen financiare të qeverisë për fermerët dhe agrobizneset bazuar në politikat e programit të qeverisë për mbështetjen e tyre.

 

  1. Harton dhe zbaton politika për konsolidimin dhe miradministrimin e tokës bujqësore, si dhe mbrojtjen e tokës nga proceset natyrore dhe aktorët e tjerë që mund ta dëmtojnë atë.

 

  1. Kujdeset për ngritjen dhe menaxhimin e sistemeve të ujitjes e të kullimit, si dhe merr masa të përshtatshme për mbrojtjen e tokave nga përmbytjet.

 

  1. Harton dhe zbaton politikat për sigurinë ushqimore, cilësinë e produkteve ushqimore, duke përfshirë gjithë zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë.

 

  1. Kujdeset për mbrojtjene të drejtave të konsumatorit lidhur me produktet ushqimore të vendosura në treg.

 

  1. Harton dhe zbaton politikat për shëndetin e kafshëve e të bimëve, si dhe për garantimin e shëndetit të njerëzve nga sëmundjet që rrjedhin prej tyre.

 

  1. Harton dhe zbaton politikat shtetërore për peshkimin dhe akuakulturën në Shqipëri, menaxhimin e burimeve peshkore dhe përafrimin e akteve ligjore e nënligjore me kërkesat dhe legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian.

 

  1. Harton dhe zbaton politikat për marke-tingun agrar dhe agropërpunues. Përgatit strategji dhe projekte, duke bashkëpunuar edhe me organizma ndërkombëtarë për analizimin e zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe sidomos për rritjen e eksportit të produkteve shqiptare.