Në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, në kuadër të skemës së granteve të programit SARED të bashkëfinancuar nga Qeveria e Gjermanisë dhe qeveria e Danimarkës dhe zbatuar nga MBZHRAU dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZu firmosën 13 kontratat e para me përfituesit e granteve për investime në ferma dhe në agropërpunim. Përfituesit e drejtpërdrejtë janë aplikantët fitues nga zonat e thella rurale të Shqipërisë, nga gjashtë qarqet që mbështet projekti SARED: Shkodra, Kukësi, Dibra, Elbasani, Berati dhe Korça. Ata do të investojnë në mekanizimin e fermave të tyre me fruta dhe arrorë dhe në pajisjet e përpunimit të qumështit të ripërtypësve të vegjël, duke synuar rritjen e prodhueshmërisë dhe cilësisë së produkteve, për të plotësuar kërkesat e tregut për të rritur përfitimet e tyre. Një nga përparësitë e këtyre skemave është mbështetja për gratë dhe sipërmarrësit e rinj. Midis 13 përfituesve të parë që do firmosin sot, është edhe një grua nga rajoni i Elbasanit si dhe një sipërmarrës i ri nga rajoni i Shkodrës. Thirrja e parë për aplikim u hap më 17 prill 2015 dhe deri më sot janë dorëzuar 41 aplikime me një volum investimesh prej 930,000 Euro, nga të cilat 604,000 Euro janë në formën e granteve për përfituesit. Nga totali prej 41 aplikantësh deri më tani, 5 janë gra (4 nga Korca dhe 1 nga Elbasani). Sot nënshkruhen 13 kontratat e para me një vlerë investimi prej rreth 270,000,- Euro nga e cila rreth 180,000 Euro fermeret dhe agropërpunuesit e përfitojnë si grant. Përfituesit vijnë nga të 6 qarqet që mbulon programi SARED dhe investimet do të shkojnë në pjesën më të madhe në pemëtari dhe në përpunimin e qumështit nga bagëtitë e imta. Nga marrja e aplikimeve për grante dhe deri në momentin e firmosjes së kontratave, skuadra e programit ka arritur t‘i përpunojë kontratat në më pak se 2 muaj, siç është parashikuar edhe në procedurat e aplikimit. Thirrja e parë vazhdon të mbetet e hapur për aplikime deri më 31 korrik 2015! Thirrja e dytë do të hapet më 1 shtator 2015 dhe do të vijojë për 5 muajt në vazhdim! Udhëzuesi për aplikantët mund të merret në formën online nga faqja e internetit e MBZHRAU,www.bujqesia.gov.al Fermerët janë të mirëpritur të aplikojnë në zyrat rajonale në Drejtoritë e Bujqësisë në të gjashtë rajonet. Në fjalën e tij Ministri Panariti tha se projekti në fjalë mbështet zhvillimin bujqësor në zonat e paavantazhuara.“Në dallim nga skemat e tjera që operojnë në fushën e bujqësisë dhe që mbështesin zhvillimin e bujqësisë , kjo është një skemë më e shkathët, më e shpejtë e disbursimit të granteve, të mbështetjes direkte financiare, të strukturës së fermës, pra kjo na bën të mundur që ne të përshpejtojmë dhe të finalizojmë përfitimin nga ana fermerëve dhe sipërmarrjeve“, tha Ministri Panariti.
Fjala e plotë e Ministrit Panariti
Sot shpërndajmë 13 kontratat e para të fermerëve që përfitojnë nga projekti SARED. Ky është një projekt që mbështetet nga Mbretëria e Danimarkës dhe Qeveria Federale e Gjermanisë. Është një fond që shkon për aktivitetet bujqësore në zonat e pavantazhuara, pra është një ndihmë e madhe që I jepet bujqësisë në këto zona . Ju e dini që bujqësia shqiptare zhvillohet në dy drejtime, në bujqësinë intensive në zonat fushore, por edhe në bujqësinë e zonës kodrinore dhe malore. Ky projekt pikërisht për këtë është, për përkrahjen e zhvillimit bujqësor edhe në këto zona që janë të paavantazhuara, por që bartin mundësi të mëdha zhvillimi, sidomos në kombinimin e zhvillimit të bujqësisë me agroturizmin. Ky projekt ka filluar të zbatohet që në qershor të 2014-ës. Fondi total I projektit është 31.1 milionë euro, nga të cilat 6.5 milionë euro janë tashmë në zbatim. Sigurisht janë gjashtë qarqe që janë më pak të avantazhuara sicc janë qarku I Shkodrës , Dibrës, Kukësit , Elbasanit, Beratit dhe Korçës. Në kuadrin e skemave të hartave që janë në kuadër të kësaj mbështetjes që ky projekt jep në këto zona, synohet që të zgjerohet ferma dhe në përmirësimin e infrastruturës së këtyre fermave, do të mbështeten në këtë drejtim në masën që shkon në 3.5 milionë lekë. Në qendër të vëmendjes do të jenë jenë edhe agropërpunuesit. Pra mbështetja përvecc punës në fermë do të shkojë edhe për ata që do të merren në përpunimin dhe grumbullimin e produkteve bujqësore të zonës. Masa e financimit dhe e mbështejes për këta sipërmarrës do të jetë 10 milionë lekë. Në dallim nga skemat e tjera që operojnë në fushën e bujqësisë dhe që mbështesin zhvillimin e bujqësisë , kjo është një skemë më e shkathët, më e shpejtë e disbursimit të granteve, të mbështetjes direkte financiare, të strukturës së fermës, pra kjo na bën të mundur që ne të përshpejtojmë dhe të finalizojmë përfitimin nga ana fermerëve dhe sipërmarrjeve.
Kjo do të thotë që aplikantët përfitojnë në një mënyrë shumë të shkurtër, në mbështetjen që I jeper në këtë mënyrë bujqësisë , përfitojnë edhe gratë sipërmarrëse dhe kjo është një risi. Ne mbështesim edhe gratë në sipërmarrje bujqësore në këto gjshatë zona që unë përmenda. Sot jemi dëshmitarë të faktit që do të nënshkruajmë 13 kontratat e para nga përfituesit e këtyre granteve në një vlerë totale prej 270 mijë euro , nga të cilat 180 mijë euro do t’i kalojnë fermerëve dhe agropërpunuese në trajtën e një granti , dhe kjo është një ndihmë e madhe që u jepet në këto zona. Përfaqësuesit e fermerëve që do të marin këto grante , nga gjahste qarqet që mbulon ky grant, një pjesë e madhe e investimeve shkojnë për pemëtari dhe për përpunimin e qumështit nga bagëtitë e imta. Dua të theksoj që thirrja e parë për aplikim, u hap më 17 prill, procedurat e aplikimit siç e shikoni janë shumë të shpejta dhe totali I 41 aplikimeve me një volum prej në total prej 604 mijë eurosh, kemi përfitimin e kësaj shume në trajtë grantesh , dhe nga 41 aplikantë, 5 janë gra, 4 nga Korça dhe 1 ngas Elbasani. Koha e aplikimit ka qenë shumë e shkurtër , ne angazhohemi që të jetë akoma edhe më e shkurtër, të disbursojmë me efektshmëri , këtë fond që vihet në mënyrë kaq gjeneroze për fermerët shqiptarë , që të arrijmë objektivat tona të zhvillimit të bujqësisë ,si rrjedhojë edhe ekonomisë. Më lejoni të falenderoj përzemërsisht dy qeveritë , atë të Mbretërisë së Danimarkës dhe atë Federale Gjermane , që vunë ne dispozicion këtë fond , për zhvillimin e bujqësisë shqiptare , në zonat kodrinore dhe malore duke bërë të mundur edhe në realizimin e objektivave tona për zhvillimin e bujqësisë , sidomos në këto zona të paavantazhuara kodrinore ose malore.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë