Prof.Assoc.Dr. Fatmir Guri, është Profesor i Asociuar me një eksperiencë 23 vjeçare. Ai ka zhvilluar të gjithë studimet e tij pas universitare në Francë ku ka përfunduar Master of Science në CIHEAM-IAM Montpellier, Diplomën e Studimeve të Thelluara (DEA) në Universitetin Paul Valery Montpellier III dhe doktoraturën në Ekonomi (ekonomi bujqësore) në Supagro Montpellier Francë (2008). Puna dhe përvoja e tij përfshin edhe një eksperiencë 3 vjeçare pranë Komisionit Evropian. Është koordinator për modulet e “Ekonomisë dhe së burimeve natyrore dhe mjedisit”, “Ekonomisë agroushqimore”, dhe “Historisë së Doktrinave Ekonomike”. Interesat e tij kërkimore dhe publikimet përqendrohen në ekonominë e tokës. Një fushë tjetër e kërkimit lidhet me produktivitetin e sistemeve bujqësore dhe tipologjinë e sistemit bujqësor në Shqipëri. Është bashkëdrejtues në kërkimin e zhvilluar në nivelin master dhe doktoratë në disa Universitete Evropiane. Ai ka drejtuar një sërë projektesh kërkimi dhe zhvillimi në kuadër të Komisionit Evropian, ka koordinuar projekte Erasmus+ KA1 dhe Capacity Building, projekte kërkimi në kuadër të AKKSHI etj. Prej dhjetorit të vitit 2021 deri në prill të vitit 2024, ka qenë këshilltar i jashtëm pranë Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai është anëtar i rrjeteve të ndryshëm kërkimore për sistemet bujqësore dhe zhvillimin rural në zonat mesdhetare (RAFAC), Foncimed – për çështjet e tokës në zonat e Mesdheut, Modam etj. Që nga viti 2015 deri në mars të vitit 2021 ka qenë anëtar i Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë (ish Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë).
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë