Znj. Eni Dici ka lindur në Tiranë, në 26 mars 1992.
Eshtë diplomuar në Bachelor dhe Master i Shkencave, dega Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.
Zotëron një përvojë pune që prej vitit 2015 si Inspektore pranë Autoritetit të Aviacionit Civil, duke vazhduar më tej në pozicione drejtuese në fushën e Burimeve Njerëzore, pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, prej Gushtit të 2019 deri në Shtator te 2021.
Nga muaji Shtator 2021 dhe aktualisht ushtron pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ka kryer trajnime brenda vendit të cilat lidhen drejtpërdrejt me profesionin dhe fushën e studimeve ose trajnime në mbështetje të tyre, të cilat i ka të certifikuara.
Zotëron gjuhën Angleze.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë